Produktet

Fasada xhami (curtain wall)

Fasadë xhami curtain wall me strukturë alumini të zezë (vizualizim)

Për ndërtesa moderne, fasada është edhe imazh edhe performancë. Punojmë me arkitektë dhe ndërtues për të përkthyer projektin në një sistem të zbatueshëm.

Çfarë përfshin

  • Strukturë alumini me termoizolim
  • Xham dopio, termik, stop-sol (kontroll diellor) dhe i laminuar
  • Përmasa dhe ndarje sipas projektit të arkitektit
  • Ngjyra RAL të personalizuara
  • Rezistencë ndaj motit dhe izolim nga zhurma; vlerat sipas dokumentacionit të sistemit
  • Zbatim për objekte banimi, biznese dhe qendra tregtare

Kur e zgjidhni

  • Ndërtesa zyrash dhe qendra tregtare
  • Hyrje dhe fasada me xham në objekte banimi
  • Projekte me arkitekt dhe specifikim teknik

Si ecën një projekt fasade

Një fasadë curtain wall fillon me projektin e arkitektit. Ne ndihmojmë me përzgjedhjen e sistemit, skedat teknike dhe dokumentacionin (DoP, CE), mostrat e ngjyrave dhe vizualizimet. Pas matjes në terren përgatitet fletë specifikimi që miratohet para prodhimit; pastaj vijojnë prodhimi, transporti, montimi dhe kontrolli final.

Xhami zgjidhet sipas funksionit: termik, stop-sol (kontroll diellor) ose i laminuar. Shih çfarë duhet të dini para projektit dhe laminuar apo i kalitur.

Pyetje të shpeshta

A punoni sipas projektit të arkitektit?

Po. Fasadat prodhohen sipas projektit, dhe ju ofrojmë skeda teknike dhe dokumentacion të sistemit për specifikim.

Cili xham përdoret në fasada?

Sipas projektit: xham dopio termik, stop-sol për kontroll diellor ose xham i laminuar.

A ofroni dokumentacion për arkitektë?

Po. Ofrojmë skeda teknike, deklaratën e performancës (DoP), shenjën CE të prodhuesit, mostra ngjyrash dhe vizualizime për specifikim.

Si ecën miratimi i specifikimit?

Pas matjes në terren përgatitet fletë specifikimi dhe prodhimi fillon vetëm pasi ta miratoni.

Keni një projekt në mendje?

Na tregoni për objektin dhe ju kthejmë përgjigje brenda 24 orëve.

Kërko ofertë